Rreth nesh
DARDANIA SHPED
Kompania jonë e themeluar më 26 dhjetor 2002 ka filluar me shërbime të shpedicionit në Merdare dhe Podujevë. Në shtator të vitit 2013 kemi filluar ofrimin e shërbimeve të shpedicionit nëpër të gjitha pikat doganore. Me kalimin e viteve, ne kemi rritur dhe zgjeruar shërbimet tona për të përfshirë shërbime të pjesshme të transportit ndërkombëtar me vendet fqinje .
Së fundmi, më 11 nëntor 2019, shtuam një shërbim të ri – magazinë doganore publike. Kjo na lejon që t’u shërbejmë më mirë klientëve tanë duke siguruar ruajtje të sigurtë për mallrat e tyre , pezullimin e taksave për një kohë të caktuar prej 365 ditëve dhe mundësinë e artë qe klientela të mos paguajë taksa doganore dhe pastaj të eksportojë mallin. Përmes magazinës tonë importuesi i shmang taksat në mënyrë ligjore dhe e eksporton mallin duke paguar vetëm tatimin në fitim.
Me mbi një dekadë përvojë në industrinë e transportit dhe logjistikës, ne kemi krijuar një reputacion për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe efikase. Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë dhe jemi të përkushtuar t’i dorëzojmë mallrat e tyre në kohë rekord dhe në gjendje të mirë. Arsyeja pse ne jemi më të mirët në këtë fushë është se informata në cdo kohë është e saktë dhe se këtë e dëshmon partneriteti me kompani të mdha vendore dhe ndërkombtare si ECU Worldwide , Delamode , LTL Balkan, e shumë kompani tjera me reputacion ndërkombtar.
Faleminderit që na konsideroni për nevojat tuaja të transportit dhe logjistikës.
Mezi presim të punojmë me ju!
Kush jemi ne?
Ekipi ynë
Suad Shala
FOUNDER & CEO
Alban Gara
DREJTOR GJENERAL
Pjesë e DardaniaLogistics
nga viti 2013
Riad Avdiu
MENAXHER I SHËRBIMEVE TË SHPEDICIONIT – 15 punëtorë
Pjesë e DardaniaLogistics
nga viti 2007
Endrit Qoku
MENAXHER I DEPOS
Pjesë e DardaniaLogistics
nga viti 2019
Arben Gashi
MENAXHER I TRANSPORTIT
Përvojë pune mbi 21 vite në sektorin e transportit