Depo Doganore dhe Terminali në Kosovë
Depo publike dhe terminali doganor në Prishtinë
Dardania Logistics Sh.P.K. ka disa vite që ofron transport të plotë dhe parcial të mallrave nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Turqisë për në Kosovë e Shqipëri dhe anasjelltas, si dhe transport të plotë dhe parcial përmes anës detare nga Azia dhe vendet e tjera të botës.
Duke filluar nga muaji Nëntor 2019, kompania jonë ka në menaxhim Depo Doganore Publike me hapësirë prej 3000m2 në Terminalin Prishtina 1, në Prishtinë ( ish fabrika e Amortizatorëve, që mundëson të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i mallrave parciale të cilat vijnë nga vendet e ndryshme).
Ky shërbim është aktiv për të gjithë klientët tonë, duke përshpejtuar në mënyrë të ndjeshme procedurat e zhdoganimit dhe lirimit të mallrave, pasi që me mbërritjen e kamionit në Terminalin Doganor, të gjitha mallrat shkarkohen në Depon Doganore dhe pasi subjektet të kenë shlyer detyrimet doganore përkatëse, mallrat liferohen tek klientët, sipas marrëveshjeve paraprake.
Shërbimet tona
- Magazinim dhe strehim publik të mallrave tuaja në periudha afatshkurtëra dhe sipas kërkesës edhe në periudha afatgjata.
- Kontrata mujore për strehim të mallrave në depo doganore.
- Ngarkim dhe shkarkim të mallrave sipas kërkesës.
- Monitorim dhe vëzhgim të mallrave sipas kërkesës.
- Monitorim dhe vëzhgim të vazhdueshëm në kamera gjatë ngarkimit dhe shkarkimit, si dhe gjatë strehimit të mallit.
- Përfaqësime dhe asistencë në inspektime doganore.
- Formalitete doganore në tranzite, eksport dhe import.