SHPEDICIONI

Logistics,Import,Export,And,Cargo,Transportation,Industry,Concept,Of,Container

Ne si kompani me përvojë pune me mbi 20 vite dhe me nje staf profesional te diplomuar per Doganë dhe Shpedicion, kemi arritur që të ju shërbejmë në mënyrën më të mirë të mundshme ne kryerjen e procedurave doganore, duke u nisur nga Importi i rregullt (IM4) , Importi i përkohshëm (IM5) , Importi per mallrat e kthyera (IM6) Importi në depo doganore ( IM7), asgjësimin e mallrave të cilat nuk i plotësojnë kushtet per import (IM9) , Eksportin e rregullt (EX1) , Eksportin e përkohshëm (EX2) dhe Reexportin (EX3) .

Pse Dardania Logistics dallohet ne treg?
Ekspertiza jonë në procedurat doganore e sidomos njohuritë e thella në deklarimin e lëndëve dhe mallrave, na mundëson ti lirojmë këto mallra nga obligimet doganore apo TVSH. Ne mburremi me shërbimet që i ofrojmë klientëve tanë.

Poashtu, për mallrat të cilat ju nënshtrohen licencave të ndryshme si në import ashtu dhe eksport, ne kujdesemi që ti njoftojmë klientët në kohë që të mos ju  krijohen shpenzime te pa nevojeshme shtesë.

Çka na veçon? 
Dardania Logistics njihet për afat rekord në deklarimin e mallrave, ku në rastet standarde, që nga hyrja e kamionit ne terminal, brenda një ore përfundohen të gjitha procedurat.

    en_US